Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

A do të shpallet goli më i bukur i "Euro 2016" ai i Shaqirit? Përgjigjen e ka ai

Shkruar nga NEWSPORT
A do të shpallet goli më i bukur i "Euro 2016" ai i

Xherdan Shaqiri është lojtari i cili ka shënuar një gol shumë të bukur në këtë Euro 2016. Shtatshkurtri shqiptar luan për ngjyrat e skuadrës së “Helvetëve” të Zvicrës, teksa realizoi atë gol të mrekullueshëm me Poloninë, duke u nominuar si një ndër golat më të bukur të Europianit. 24-vjeçari nga Gjilani është shprehur për mediat kosovare shumë i lumtur, ku shpreson që të vlerësohet si më i bukuri i kampionatit.

“Gjatë karrierës kam shënuar shumë gola të bukur, por ky i shënuar në europian ishte më i miri. Shpresoj që të shpallet edhe më i miri i kampionatit”, thotë mesfushori nga Kosova.

Edhe pse Xherdan Shaqiri arriti të realizojë atë gol të bukur, përfaqësuesja nuk arriti të kualifikohet në çerekfinale pasi u mund me penallti nga Polonia e Lewandowskit.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga