
Partizani do të luajë ditën e nesërme në “Air Albania” sfidën e kthimit me Atletic Escaldes, takim i vlefshëm për turin e dytë të Conference League. Ndeshja e parë mes dy ekipeve ka përfunduar në favor të demave, të cilët përballë tifozëve të dyte duke nisur që nga ora 20:45 do të synojnë edhe kualifikimin.
Djemtë e Zoran Zekic janë vetëm 90 minuta larg kualifikimit dhe fitorja 1-0 në transfertë bën që kryeqytetasit të jenë afër një tjetër ndeshjeje fantastike.
Për këtë duel trajneri kroat ka vetëm një dilemë mes Grezdës dhe Da Silvës për një fanellë titullari. Zekic ka skicuar kështu edhe formacioni anti-Atletic Escaldes.
Formacioni i mundshëm: Qirko; Hadroj – Sota – Kocijan – Atanaskoski; Murataj – Mehmeti – Rrapaj; Grezda (Da Silva) – Mba – Cara