Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Babai i vdekur, djemtë plotësojnë dëshirën e tij të fundit për të qënë në stadium

Shkruar nga NEWSPORT

Posteri që ishte ngritur në shkallët e stadiumit Velodrome, po mbahej në fakt nga dy djemtë e të moshuarit. Ai është Ali Kolonja nga Kuçova, i cili ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare prillin e vitit të kaluar.

Ali Kolonja jetonte prej vitesh në Athinë së bashku me familjen e tij. 57-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri dhe prej disa muajsh qëndronte i shtruar në spital. Edhe pse i sëmurë, ëndrra e tij ishte të ndiqte Kombëtaren Shqiptare të Futbollit e cila luan për herë të parë në një Kampionat Evropian.aliu

Të afërm të tij thonë se Ali Kolonja u kishte premtuar dy djemve se shëndeti i tij do të përmirësohej dhe të tre do të shkonin bashkë në Francë për të ndjekur nga afër Kombëtaren Shqiptare. 57-vjeçari ka qenë gjithmonë tifoz i zjarrtë i Shqipërisë dhe ndiqte me pasion ndeshjet e kuqezinjve. Por, fatkeqësisht dëshira e tij për të parë djemtë e Kombëtares që luanin për herë të parë në EURO 2016, u këput në mes. Ëndrra u kthye kështu në amanet. Dhe ky amanet nuk mund të mos realizohej nga dy djemtë e tij.

Ndeshja e Shqipërisë me Francën ishte një sfidë që mbajti peshë për 86 minuta zemrat e tifozëve kuqezi, për t’u ndëshkuar në minutat e fundit të ndeshjes. E megjithatë, paraqitja e kuqezinjve ishte dinjitoze e për t’u lavdëruar, ndoshta të ndihmuar edhe nga “ëngjëlli” i tyre mbrojtës që 1 vit më parë priste me padurim qershorin e 2016-s për të parë “shqiponjat” të fluturonin në qiellin e Francës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga