Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

9 pikët e para dhe dreka e pangrënë me Ilir DAJËN, befason Sinan IDRIZI (Deklarata)

Shkruar nga NEWSPORT
9 pikët e para dhe dreka e pangrënë me Ilir DAJËN, befason

Flamurtari e nis sezonin 2019-2020 në transfertën e Korçës, ku përballë do të gjej Skënderbeun. Një 90 minutësh emocionues, që vendos teknikun Ilir Daja kundër skuadrës që e drejtoi në sezonin e shkuar.

Por pavarësisht kësaj, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi është i bindur se vlonjatët do të marrin pikë të plota ndaj korçarëve, madje e rrit pjacën, duke premtuar 9 pikë të plota pas 3 takimeve të para, ku përveç korçarëve do të mas forcat me nënkampionët dhe kampionët e vendit.

Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani, kalendari nis i vështirë për Flamurtarin?

"3 ndeshje, 3 fitore. Pse e shikoni kështu? Patjetër! Kemi përballë Dajën dhe Duron në ndeshjet e para, por bëhet fjalë për dy miq më tepër se sa për dy ish-trajnerë të Flamurtarit. Të jeni të sigurtë për një gjë, që me profesor Dajën kemi pasur gjithmonë një drekë të pangrënë për shkak të prapashtesës së mbiemrit, Daja apo Dajo. Ne në Vlorë i themi Dajo e duam fort. Ka bërë shumë gjëra të mira tek ne dhe unë thjeshtë e falenderoj. Kurse Shpëtimi (Duro) është njeri krejt i veçantë për mua për atë që përfaqëson si individ. Të dy këta gjej rastin që t'i falenderoj për atë se çfarë kanë bërë te Flamurtari. Por këtë herë do të shkojmë që t'i rrahim, të jeni të sigurtë. Për ne kalendari është shumë i lehtë. Të jeni të sigurtë për këtë gjë. "-deklaroi Idrizi.


Poll

Lexo gjithashtu