
Në 3 qershor është vendosur të rikthehet në fushë kampionati shqiptar. Edhe pse ende qeveria s’ka njoftuar zyrtarisht, skuadrat kanë nisur përgatitjet në grup për të qenë gati për rifillimin e sezonit. Tirana është ekipi që gjendet në rrugën e duhur për titullin kampion, ndërsa Kukësi e ndjek me 9 pikë pas. Pikërisht në kampin verilindor situata është tejet pozitive. Prej ditësh lojtarët janë grumbulluar në Elbasan duke e shndërruar si mini-fazë përgatitore.
Të gjithë janë të bindur se 9 pikë mund të asgjesohen dhe për t’i vënë kapakun mendon Orges Shehi. Mbështetur në formën e lojtarëve të tij, trajneri i njohur e ka thënë disa herë që bardheblutë mund të thyhen së bashku me diferencën e 9 pikëve. Megjithatë diçka të tillë do ta tregojë vetëm fusha e blertë. Në ndeshjet startuese të javës së 27-të, Tirana luan në transfertën e Ballshit, ndërsa Kukësi pret Luftëtarin.