Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitore spektakolare ndaj Elbasanit, 4 golat kërcënojnë kundërshtarët e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Fitore spektakolare ndaj Elbasanit, 4 golat kërcënojnë
Dinamo - Elbasani

Dinamo arriti të bënte një fitore spektakolare kundër Elbasanit në “Air Albania”, teksa përmbysi avantazhin e miqve në 4-1. Kryeqytetasit e drejtuar nga trajneri Ilir Daja shkëlqyen në një sfidë që prodhoi spektakël.

Entuziazmi në kampin blu është legjitim e për më tepër pas 180 minutave të mira ndaj dy pretendentëve për titull si Vllaznia dhe Elbasani.

Tashmë “Nëndetësja Blu” do të vijojë punën për të arritur objektivin, Kupat e Europës. Partizani i drejtuar nga Oltijon Kërnaja është vetëm 1 pikë më larg, teksa në këtë fazë ende nuk është luajtur përballja direkte.

Megjithatë deri atëherë ka ende kohë, por me këto dy performanca, padyshim që Dinamo e Dajës është ekipi për t’u mposhtur.

18-herë kampionët e Shqipërisë do të shkojnë këtë javë në transfertën e vështirë të Ballshit. Pritet me interes të shihet se si do të përfundojë kjo përballje me Dinamon që po kalon një superformë, bashkë me një Dejvi Breg që duket i pandalshëm.

Momenti “Jo” është lënë pas dhe tashmë skuadra e Dajës do të tentojë të marrë pikët maksimale.         

 

Poll

Lexo gjithashtu