Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Bosnja hoqi Italinë nga Botërori, ti thua Laçi…”, kapiteni Zguro euforik para “finaleve”: Nëse Pogradeci ngjitet në Superiore, do jemi të frikshëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Bosnja hoqi Italinë nga Botërori, ti thua
Vangjel Zguro

Kapiteni i Pogradecit Vangjel Zguro, ka folur për emisionin “Mega Sport” në A2CNN, përmes lidhjes live. Mbrojtësi i majtë ka treguar ambicien e liqenorëve këtë sezon, e ku i ka hapur “luftë” Laçit, ndeshje e cila do të luhet më datën 19 prill në transfertë. Zguro po ashtu premton Pogradec të frikshëm, nëse ata ngjiten në Superiore:

“Ne do të provojmë deri në fund. Edhe sezonin e kaluar shkuam deri në fazën Play-Off kundër Tiranës. Zhvilluam super ndeshje, por fati nuk ishte me ne.

Laçi do e ketë të vështirë kundër nesh, pavarësishst se luhet në fushën e tyre, sepse ata kanë lojtar më të rinj në moshë. Tek ndeshje është ndaj kurbinasve, 90 minuta janë. Bosnja hoqi Italinë nga Botërori, ti thua Laçi…

Ne do shkojmë atje, do e provojmë, fusha do e tregojë. Tre ekipet kryesuese të Kategorisë së Parë janë në të njëjtin nivel me ato të Superiores. Di të them që nëse Pogradeci futet në Superiore, do të jetë një Pogradec shumë i frikshëm.

Nëse ngjitemi, nuk do jemi kalimtar, por një surprizë e bukur. Falë investimit të jashtëzakonshme nga presidenti, të gjithë e kemi parë se sa shumë tifozë na vijnë në stadium.

Shpresoj shumë ta plotësojmë endrrën”. Pas 29 javësh në Kategorinë e Parë, Pogradeci mban vendin e 3-të në renditje me 64 pikë, 3 më pak se Laçi i pozitës së 2-të dhe 6 mbrapa Skënderbeut kryesues.     

Poll

Lexo gjithashtu