
Ismail Morina, i njohur dhe ndryshe si ballist Morina, ka falënderuar gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë atij përgjatë gjithë kësaj kohe. Morina ndihet krenar me kuqezinjtë, të cilët i kanë dhuruar atij emocion për gjithçka në këtë Europian.
" 23/02/2014 - 22/06/2016. Një hark kohor i cili do ngelet në kujtesën time deri në frymën e fundit. Përshëndes të gjithë ata që më mbështetën, që besuan në vlerat e mia si person, po ashtu edhe ata që e menduan ndryshe.Një falënderim kombëtares mbarëshqiptare e cila me kokën lart përshëndet këtë gare finale të këtij europiani. FALEMINDERIT! Me respekt Ismail Morina (Ballisti)", përfundon Morina në "facebook".
Ismail Morina ishte tifozi më i rëndësishëm i kombëtares shqiptare, pas atij droni të ngritur në Serbi, ndeshje e cila u fitua në tavolinë nga përfaqësuesja kuqezi.
[gallery columns="1" size="full" ids="8286"]