Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

7 arsye pse Portugalia shpallet sot fituese

Shkruar nga NEWSPORT
7 arsye pse Portugalia shpallet sot fituese

E përditshmja spanjolle ‘’Marca’’ ka renditur një listë me disa arsye pse sipas saj sot në mbrëmje Portugalia duhet dhe mund të kurorëzohet fituese. Padyshim që do të jetë e vështirë duke pasur parasysh që kanë përballë organizatoren dhe favorite kryesore për ta fituar që nga fillimi Europianin, Francën.

Arsyet listohen si vijojnë:

  1. Cristiano Ronaldo, ai mund të vendosë në çdo kohë fatet e ndeshjes, edhe i vetëm.
  2. Shumica e lojtarëve e njohin shumë mirë lojën e njëri-tjetrit, pasi luajnë prej shumë kohësh bashkë, kjo e bën Portugalinë një skuadër kompakte.
  3. Pepe është rikthyer dhe është siguria më e madhe që mund të paraqitje në mbrojtje për skuadrën.
  4. Fernando Santos ka treguar që është një teknik fitues pavarësisht se skuadra e tij nuk ka bërë lojën më të bukur të mundshme.
  5. Skuadra e Portugalisë kishte 24 orë më shumë në dispozicion sesa Franca për të pushuar, e cila e luajti gjysmëfinalen një ditë më mbrapa.
  6. Janë specialistë të një ritmi loje më të ngadaltë, dhe kanë aftësinë të përballojnë më shumë nëse ndeshja mund të shkojë drejt shtesës.
  7. Është shansi i fundit për shumë nga veteranët e skuadrës, ata do të bëjnë të pamundurën për të fituar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga