Partizani humbi 0-2 me Tiranën në derbin e kryeqytetit. Dje në “Air Albania” sfidën e javës së gjashtë në Superligë e vendosi Redon Xhixha me dopietën e tij. Pas 90 minutave ka folur edhe Gaz Demi. Presidenti i Partizanit duket i kënaqur nga loja e të tijve, megjithëse ka kërkuar shpjegime nga trajneri se çfarë nuk shkoi në fushë.
“Humbja – Ekipi do t’ia dalë herës tjetër. Skuadra ishte mirë, edhe tersin në “Air Albania” do e thyejmë. Nuk e di se çfarë i mungoi ekipit në këtë sfidë, duhet të pyesni trajnerin për këtë gjë. Unë e kam vendosur trajnerin, por ai është tekniku dhe të na thotë çfarë nuk shkoi.
Nuk luajtëm keq. Fati ishte me skuadrën e Tiranës dhe fitoi ndeshjen. Nuk merrem me arbitrimin, çdo gjë korrekte”, tha Demi.