
Tirana e këtij sezoni është e papritur në fushën e lojës. Bardheblutë në 22 javë kampionat, ia kanë dalë të fitojnë plot 5 ndeshje me përmbysje.
Dinamo dhe Kukësi janë “viktimat” e preferuara. Dy ndeshje ndaj secilës nga tre në total, janë fituar duke u përmbysur. Skënderbeu është skuadra tjetër, që ka parë Tiranën ta përmbysë në fillimin e kampionatit.
Gola të shumtë dhe emocione, që kanë prodhuar ndeshjet e fituara nga Tirana këtë sezon. Asgjë nuk ka qenë e lehtë, ku kujtojmë takimin e fundit të fituar 2 me 3 në stadiumin “Kukës Arena”.
Nga 9 takime të fituara deri më tani në Superiore, ku 5 kanë ardhur me përmbysje, tregojnë se Tirana di të reagojë. Bardheblutë kërkojnë të shkojnë te titulli përmes mentalitetit të kampionit. 4 pikë i ndajnë nga Partizani i vendit të dytë, që mund të shihet si objektiv para “final four”.
Ndeshjet e përmbysura nga Tirana:
Dinamo 2-3 Tirana, java 1
Tirana 3-1 Skënderbeu, java 3
Tirana 3-2 Kukësi, java 13
Dinamo 2-3 Tirana, java 19
Kukësi 2-3 Tirana, java 22