Sonte në orën 21:00 do të luhet finalja e Europianit "Francë 2016" ndërmjet Portugalisë dhe Francës. Një supersfidë ku luzitanët do të kërkojnë të fitojnë këtë europian dhe nga ana tjetër "gjelat" kërkojnë ta mbajnë titullin në shtëpi. Duke parë rëndësinë e kësaj ndesheje, policia franceze ka marrë të gjithë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e saj, teksa kanë raportuar që do të jenë në gatishmëri rreth 5 mijë forca policie që do të mbikëqyrin në të gjithë ditën e sotme, para fillimit të saj dhe pas përfundimit. Një numër relativisht i lartë ky, megjithatë vetë rëndësia e kësaj sfide e kërkon diçka të tillë.
Takimi do të luhet në stadiumin hapës të këtij europiani, pikërisht aty ku Franca e nisi me Zvicrën dhe aty do ta mbyllë me Portugalinë, stadiumin "Stade de France".