Partizani ka bërë zyrtar dje transferimin e Edgar Çanit në Shqipëri për të firmosur një kontratë 2-vjeçare më të. 400 mijë euro në dy vite, kaq do të paguajnë të kuqtë për 28-vjeçarin.
Në krahun tjetër Ekuban pasi shkëlqeu sezonin e fundit, u largua nga Partizani në përfundim të huazimit. Diçka më tepër se 400 mijë euro pagoi Leeds United në llogarinë e Kievos për kartonin e tij.
A duhej Partizani të merrte Çanin apo të tentonte Ekuban. Me llogjikë biznesi, investimi tek Caleb Ekuban, qoftë edhe me një sforco mund të sillte përfitime të mëdha. Karriera e sulmuesit afrikan me parametra të jashtëzakonshëm po njihte rritje. Nëse të kuqtë do të investonin paratë e Çanit për të blerë kartonin e tij, sportivisht do të kishin përfituar sërish shumë këtë vit dhe në verën e ardhshme do të kishin mundësi të fitonin ndoshta më tepër nga shitja e kartonit të tij.
Karriera e Çanit nuk është në ngritje, përkundrazi, ndryshe nga Ekuban ai në dy vitet e fundit ka luajtur pak, ka shënuar pak dhe tani kërkon të rehabilitohet. Pa e paragjykuar aspak sulmuesin nga Tirana që për herë të parë do të luaj në Shqipëri, por për të kuqtë ndoshta do të kishte qenë më mirë 400 mijë eurot të ishin investuar tek Ekuban. /Newsport.al