
Fili Zderiç është lojtari më i ri i Kukësit. Ashtu siç e kishte njoftuar pak ditë më parë newsport.al, skuadra verilindore ka arritur akordin me mbrojtësin gjerman, i cili i është bashkuar dje skuadrës në Antalia dhe sot pritet të bëhet dhe prezantimi nga ana e klubit.
Presindeti Safet Gjici ka hapur thesin, pasi ka vendosur të pagujë 35 mijë euro në sezon për arritjen e marrëveshjes me 26-vjeçarin, i cili ka qenë pjesë e Gaza Metanit në Rumani, ekip me të cilin është zgjidhur gjithçka me konsensus.
Mbrojtësi në fjalë njihet për cilësitë e tij pasi ka qenë pjesë e disa ekipeve me emër. Konfirmimi i marrëveshjes mes palëve është bërë që në datën 7 janar, sikurse njoftoi newsport.al, por vetëm dje ai i është bashkuar ekipit verilindor në Antalia.
[gallery columns="1" size="full" ids="191689"]