
Egnatia nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa prej 7 ndeshjesh kanë harruar shijen e fitoren në Superiore. Pauza e kampionatit vjen në momentin e duhur për rrogozhinasit, me trajnerin Edlir Tetova që do të ketë kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për sfidën e radhës, ku edhe do të kërkojnë fitoren.
Pengesa e radhës për Egnatian do të jetë Kukësi dhe për këtë takim trajne ri i rrogozhinasve do të ketë rikthime dhe mungesa. Do të mungojë Blerim Xhemajli, i cili ndaj Skënderbeu u ndëshkua me karton të verdhe dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin 4-të të tyre.
Nga krahu tjetër Tetovën e “ngrohin” rikthimet e 3 lojtarëve. Mario Gjata dhe Muhamed Lemina do të jenë nënurdhrat e tij pas 1 muaji. Të dy lojtarët kanë hedhur prapkrahëve dëmtimet dhe tashmë do të jenë gati të japin kontributin e tyre në sfidat e radhës. Gjithashtu rikthehet nga pezullimi Abdurrahman Fangaj, i cili mungoi ndaj korçarëve.