
Kukësi – Erzeni do të jetë një nga supersfidat e javës së 25-të të Superiores. Një “finale” mbijetese do të luhet ditën e dielë në “Kukës Arena”, me dy ekipet që do të luajnë vetëm për fitoren.
Si Bledar Devolli ashtu edhe Skerdi Bejzade do të synojnë dhe 3 pikët e para me skuadrat e tyre dhe ndaj kjo përballje është mëse e rëndësishme për fatet e ekipeve në Superiore.
Për këtë përballje janë zbuluar edhe formacione zyrtare. Të dy timonierët kanë vendosur për 11 “luftëtarët” e tij për të siguruar 3 pikët përballë kundërshtarëve.
Formacionet zyrtare:
Kukës: Tafas, Duka, Lala, Zogos, Murati, Lleshi, Nazaryo, Abdou, Mingos, Nicolai, Kango. Trajner: Bledar Devolli.
Erzeni: Hasanbelli, Osmanllari, Kacbufi, Atanda, Asani, Maliqi, Dakaj, Kahrimanoviç, Peposhi, Zeka, Marzuk. Trajner: Skerdi Bejzade