Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

200 mijë euro me avion "Charter", transferta kazake i “zbras” arkën Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
200 mijë euro me avion "Charter", transferta kazake i

Partizani do të udhëtojë ditën e sotme drejt Kazakistanit për të luajtur ditën e enjte sfidën e “Play-Off” me Astanën. Ky takim është i vlefshëm për Conference League dhe do të startojë në orën 16:00.  Një duel mjaft i rëndësishëm për të kuqtë, që do të synojnë fitoren për të qenë më afër grupeve të këtij kompeticioni.

Gjithësesi kjo transfertë do të “lodhë” dhe “shpenzojë” kryeqytetasit. Në orën 9:00 të ditës së sotme Zoran Zekic do të zbresë lojtarët në fushë për të zhvilluar stërvitjen e paradites dhe menjëherë në orën 10:00 do të nisen drejt Rinasit për të fluturuar drejt Astanës.

Kampionët do të udhëtojnë me një avion “chartes”, teksa do të kenë edhe shpenzime më të mëdha. Plot 200 mijë euro për fluturimin privat, ku presidenti Demi nuk është kursyer aspak për t’iu ofruar lojtarëve të gjitha kushtet e mundshme për një udëhtim sa më të mirë.

Nga Rinasi demat do të nisen në orën 12:00, teksa udhëtimi do të zgjasë 5 orë. Afërsisht nga ora 17:00 me atë shqiptare lojtarët dhe stafi do të mbërrijnë në tokën Kazake. Kujtojmë se Kazakistani është 4 orë para orës tonë shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga