
Ndeshjet e shtatorit po afrojnë dhe do të jenë ndeshje vendimtare për ecurinë e Kombëtares sonë për në Euro 2024. Në muajin shtator kuqezinjtë e Sylvinhos do të ndeshen me Çekinë në Pragë (datë 7 shtator) dhe me Poloninë në “Air Albania” (me datë 10 shtator).
Pikërisht për ndeshjen kundër Polonisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një lajmërim të rëndësishëm.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale FSHF-ja bën me dije se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër Polakëve, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Poll