Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

150 mijë euro për Dejvi Bregun, zbulohen prapaskenat e marrëveshjes me klubin  e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
150 mijë euro për Dejvi Bregun, zbulohen prapaskenat e

Dejvi Bregu është një nga lojtarët më të përfolur në këtë fillim merkatoje. Për shërbimet e futbollistit janë hedhur në sulm, Partizani, Skënderbeu dhe së fundmi Flamurtari. Sot, mësohet se për Bregun oferta konkrete ka ardhur nga klubi vlonjat.

150 mijë euro janë ofruar nga Flamurtari për kartonin e mesfushorit, gjë e cila nuk është bërë zyrtare nga ana e klubeve deri më tani dhe pritet të mësohet ditët në vijim. Edhe pse administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi e ka pohuar të ketë pasur kontrakt me presidentin e klubi gjirokastrit, Grigor Tavo dhe se është është arritur një marrëveshje paraprake.

Por, Flamurtari nuk është i vetmi klub, pasi Skënderbeu dhe Partizani kanë shprehur më herët interes për shërbimet e lojtarit, i cili në plan ka të largohet nga Shqipëria, pasi kërkon një tjetër eksperiencë.

Pritet që gjithçka të mësohet ditët në vijim, nëse vlonjatët do ta bindin mesfushorin, nëse Partizani dhe  Skënderbeu do ofrojnë diçka më shumë, apo vetë lojtari do i'u thotë jo ofertave brenda në vend për tu larguar me parametra zero në verën e vitit 2018.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga