Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

150 mijë euro për DEJVI BREGUN, Ardjan TAKAJ vendos për mesfushorin vlonjat

Shkruar nga NEWSPORT
150 mijë euro për DEJVI BREGUN, Ardjan TAKAJ vendos për

Dejvi Bregu u prezantua ditën e djeshme te Skënderbeu si lojtari më i ri i korçarëve. Mesfushori vlonjat që spikati për dy sezone me Luftëtarin, vendosi të ndërronte destinacion për të provuar një aventurë të re. Por, me t'u prezantuar në klubin bardhekuq, në drejtim të vlonjatit ka mbërritur një ofertë nga klubi i Ventspils. Për fantazistin janë ofruar 150 mijë euro dhe 30 përqind e vlerës së kartonit të tij.

Megjithatë presidenti Ardjan Takaj nuk ka pranuar një shifër të tillë. Vlerat dhe cilësitë e Bregut tashmë njihen dhe sigurisht një ofertë të tillë për një futbollist të prespektivës nuk mund të pranohen. Pritet me interes se cila do të jetë e ardhmja e tij, teksa duhet theksuar se ka pasur një sërë ofertash, por në fund korçarët vendosën ta mbanin hë për hë në gjirin e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu