Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

15 mijë euro për suksesin ndaj Kamzës, presidenti "lëshon" dorën para supersfidës me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
15 mijë euro për suksesin ndaj Kamzës, presidenti

Kukësi mundi të marrë një fitore me meritë javën që lamë pas suksesin në kampionat ndaj Kamzës dhe sigurisht që lojtarët e ekipit kampion pritet të shpërblehen për suksesin e arritur së fundmi. Presidenti i klubit, Safet Gjici premtoi se në rast fitoreje, ekipi do shpërblehej me premione  majme prej 15 mijë eurosh.

Çunat e kryen punën e tyre, tashmë është radha e "numrit 1" të klubit të mbajë fjalën dhe të shpërblejë të tijtë sikurse premtoi para se skuadra të zbriste në fushë ndaj ekipit kryeqytetas.

Së fundmi mësohet se presidenti Gjici iu ka dhënë urdhër punonjësve në zyrën e financës që paratë të dorëzohen para supersfidës me Partizanin. Sigurisht që një shumë e tillë është një shtysë e madhe për lojtarët të cilët presin më të karikuar "Demat e Kuq" në fundjavë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga