“Calciomercatoweb.it” dhe “AS“, ka zbuluar ofertën më të fundit që drejtuesit e Supeligës kineze kanë bërë për "yllin" e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Milionat si duket nuk janë problem për biznesmenët kinezë, të cilët kanë hyrë fuqishëm në merkato, duke blerë futbollistët më të mirë të momentit.
Mediet e huaja shkruajnë, se kinezët i kanë ofruar Real Madridit 300 milionë euro dhe Ronaldos 150 milionë euro në sezon, por kjo shifër duket se është refuzuar nga Ronaldo, i cili nuk ka lenë vend për bisedime, pasi dëshiron të vazhdojë në“Santiago Bernabeu”. Oferta e çmendur është hedhur poshtë dhe nga menaxheri i portugezit, Jorge Mendes.
Poll