
Fadil Goli është duke kaluar një formë të shkëlqyer edhe në Premier Ligën e Zvicrës në futsall.
Ekipi i Golit, Loëen Zurich, fitoi takimin e fundit me rezultat 13-7 ndaj Uni Futsal Team Bulle.
Goli ishte i përfshirë pothuajse në të gjitha golat e ekipit të tij, duke shënuar pesë gola, ndërsa bëri edhe 6 asiste për bashkëlojtarët.
Fadil Goli është autor i golit të parë të shënuar nga Përfaqësuesja e Kosovës në futsall në gara zyrtare, kurse udhëheq si golashënuesi më i mirë me tre gola në tri paraqitjet e para zyrtare të Kosovës. Ai këto gola i shënoi gjatë ndeshjeve parakualifikuese për Evropian.
Ju ftojmë të ndiqni në videon e mëposhtme të gjithë golat e këtoj takimi.
https://www.youtube.com/watch?v=bvYiKWnSeIU