Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Mandati i 7-të për Armand Dukën në krye të FSHF, vjen urimi nga Taulant Balla: Besoj se ky katërvjeçar do të mbajë brenda vetes kualifikimin në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Mandati i 7-të për Armand Dukën në krye të FSHF, vjen
Presidenti i FSHF, Armand Duka & politikani socialist, Taulant Balla

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.

Kështu, tregohet qartë puna e bërë dhe përkushtimi që presidenti Duka ka pasur për zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar kreun e FSHF-së për mandatin e 7-të. Një ndër urimet më të veçanta është ai i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla ka uruar Dukën për rizgjedhjen si president i FSHF-së. Ndër të tjera, politikani socialist thekson besimin që ka, nga kualifikimi i Kombëtares në Botërorin 2026 e deri tek investimet për fusha të reja futbolli.

POSTIMI:

Urime Presidentit të FSHF, njëkohësisht Zëvendës President i UEFA, Armand Duka për rizgjedhjen. Besoj shumë se ky katër vjeçar do të mbajë brenda vetes kualifikim në Kupën e Botës, rikthim për herë të tretë në Kupën e Europës, Super Kupën e Europës për klube, Kampionatin Europian U-21, më shumë fusha futbolli, më shumë mbështetje për ekipet e moshave dhe kampionatet shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu