
Ylber Ramadani mund të bëhet sezonin e ardhshëm pjesë e Seria A. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka mundësinë e artë që të bëjë hapin e madh në karrierë. Ish lojtari i Partizanit po shkëlqen në Skoci me Aberdeen dhe në këtë mënyrë ka rënë në sytë e klubit të Leçes.
Italianët kanë shprehur intereism konkret për 27 vjeçarin. Klubi nga Puglia është gati të paguajë për shërbimet e Ramadanit. Megjithatë fillimisht miratimin duhet ta japë klubi i Leçes. Pikërisht aty luan edhe Kastrioti Dermaku, i cili mund të jetë një motiv më shumë për kalimin e Ramadanit në Itali.
Mediet përtej Adriatikut raportojnë se në tryezën e italianëve ka mbërritur oferta prej 1 milionë eurosh për Ylber Ramadanin. Deri më tani nuk është kthyer një përgjigje. Megjithatë në orët e ardhshme pritet të mësohet përfundimisht e ardhmja e tij.