
Tirana është padiskutim klubi që ka arritur të arkëtojë më shumë të ardhura se çdo ekip tjetër në kampionatin shqiptar. Bardheblutë përveç titullit kampionë, pjesëmarrjes në Europë kanë arritur që të mbushin “arkat” e tyre edhe me shitjen e lojtarëëve në merkaton e verës dhe të dimrit.
Në këtë mënyrë kryeqytetasit kanë arritur të arkëtojnë plot 2.4 milionë euro, çka do të thotë se janë ekipi rekordmen në Shqipëri.
Pavarësisht se djemtë e orges Shehit nuk ia dolën të sigurojnë asnjë fitore në Europë, pasi pësual plot 4 humbje ndaj Dudelanzhit dhe Zrinjskit, por përsëri kthimi në Shqipëri ishte me “xhepat” plot. Në llogarinë e Tiranës janë derdhur plot 810 mijë euro nga UEFA. 80 mijë euro të tjera janë si shpërblim nga FSHF-ja për titullin kampion.
Ndërkohë nga ana tjetër nga shitja e Seferit, Totre dhe Tolit , bardheblutë përfituan plot 820 mijë euro, shto më pas këtu edhe shitjen e Xhixhës dhe Ismajlgecit gjatë janarit, ku në arkat e bardhebluve janë derdhur plot 700 mijë euro.
Në total janë 2.4 milionë euro që Tirana ka grumbulluar gjatë një viti, shumë kjo që tregon për një sezon të suksesshëm të bardhebluve, të cilët nuk janë vetëm kampion në Abissnet Superiore, por edhe në arkëtimet që kanë arritur të bëjnë.