Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zyrtarizohet largimi i Ahmataj, Tirana: Faleminderit për kontributin e dhënë

Shkruar nga NEWSPORT

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i largimit të Julian Ahmatajt. Klubi nëpërmjet një postimi në “Insta-Story” ka njoftuar se palët kanë ndërprerë marrëveshjen mes tyre.

Bardheblutë kanë falenderuar 44-vjeçarin për kontributin e dhënë. Kujtojmë se Ahmataj e drejtoi Tiranën në 18 ndeshje në Superiore, dhe 1 në Kupën e Shqipërisë.

“Klubi i Futbollit Tirana falenderon trajnerin Julian Ahmataj për kontributin e dhënë në krye të stolit bardh’ e blu.

Ahmataj u afrua si trajner në ekipin e parë, kur ishte në krey të Tiranës U-19, duke e drejtuar skuadrënn e parë në 18 ndeshje në Superiore dhe 1 në Kupën e Shqipërisë”, ka shkruar klubi.

Ndërkohë paraditën e sotme u zyrtarizua Erbim Fagu në krye të kryeqytetasve, i cili do të debutojë sot në "Niko Dovana" në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, sfidë që do të startojë në orën 17:00.

[caption id="attachment_724526" align="alignnone" width="494"]Postimi i Tiranes ne "Insta-Story" Postimi i Tiranes ne "Insta-Story"[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga