Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ “Zgjohen” te Kukësi, verilindorët bëjnë goditjen e parë në merkato

Shkruar nga NEWSPORT

Te Kukësi janë “zgjuar” dhe kanë nisur të ndërtojnë skuadrën për sezonin e ri. Deri më tani nga verilindorët ka pasur vetëm largime, por duket se tashmë kanë nisur të lëvizin “gurët”.

Vetëm pak minuta më parë Kukësi ka zyrtarizuar edhe blerjen e parë në këtë merkato vere. Gjithçka ka nisur nga mbrojtja. Blerim Sahitaj është lojtari më i ri, i cili do të mbajë veshur fanelën e Kukësit për 2 sezonet e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kujotjmë se 23-vjeçari e ka mbyllur sezonin e Lirinë e Prizrenit dhe vjen nga kampionati kosovar.

“WELCOME BLERIM SAHITAJ

Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtesi Blerim Sahitaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23 vjeçari, i lindur në Prizren vjen te Kukësi nga kampionati Kosovar ku së fundmi ka qenë pjesë e KF Liria Prizren .

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Blerim Sahitaj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Blerim”, ka shkruar Kukësi.

[caption id="attachment_698886" align="alignnone" width="600"]Postimi i Kukesit Postimi i Kukesit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga