
Fidel Ylli është zyrtarisht President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ai është përzgjedhur pas votimit që u mbajt në Asamble sot. 57 anëtarë kishin të drejtë vote, nga të cilët 37 ishin anëtarë federatash.
Fidel Ylli ia doli të triumfojë me 40 vota pro. Sa i përket rivalëve të tjerë, Martin Biba mori 4 vota, ndërsa 12 vota i rezultuan Vojo Malos. Gjithashtu, një votë u shpall e pavlefshme. Vlen të theksojmë se FSHF nuk mori pjesë, pasi ishte e përjashtuar nga kjo Asamble.
Mbledhja kishte filluar në orën 12.00, me 3 kandidatët që mbajtën fillimisht fjalën e tyre.
Poll