Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Vora zëvëndëson Mërgjyshin, prezantohet trajneri i ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vora zëvëndëson Mërgjyshin, prezantohet trajneri i

Klodian Arbëri është trajneri i ri i Vorës. Lajmi ishte i ditur prej ditësh, por mungonte vetëm zyrtarizimi nga klubi i cili ka ardhur tani. Vorakët ndërprenë kontratën me Artan Mërgjyshin dhe tashmë e zëvëndësojnë me Klodian Arbërin i cili u largua nga Tomori.

All - Paragraf - 3

Arbëri ka firmosur ditën e sotme kontratën e re dhe nesër do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin. Objektivi mbetet i njëjtë për Vorën: Një vend në Play-Off për të synuar ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

-NJOFTIMI I KLUBIT-

"Futboll Klub Vora njofton se Klodian Arbëri është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës! Tekniku nga Berati vjen te ekipi ynë pas një aventure të gjatë tek ekipi i Tomorit!

Klodian Arbëri ka firmosur sot kontratën me ekipin tonë, teksa ditën e nesërme do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë me ekipin.

Klubi i Vorës i uron Klodianit suksese dhe punë të mbarë."

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7