
Vllaznia para pak minutash ka zyrtarizuar afrimin e një tjetër lojtari. Këtë herë Milos Stojanovic do të mbajë veshur fanelën kuqezblu për sezonin e ardhshëm.
26-vjeçari sezonin që kaloi ishte pjesë e Kastriotit, teksa tashmë do të synojë që të jetë protagonist në “Loro Boriçi”.
"KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Milos Stojanoviç. 26 vjeçari luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kastriotit.
Welcome Milos Stojanovic!", ka shkruar klubi kuqeblu.
Poll