Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ VLLAZNIA i bën “dhuratën” e parë Migen MEMELLIT, firmos me zëvendësuesin e Kainas

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ VLLAZNIA i bën “dhuratën” e parë Migen

Vllaznia ka bërë afrimin e parë në këtë merkato. Ildi Gruda ka vendosur të vazhdojë karrierën në Shkodër. Kjo është "dhurata" e parë për Migen Memellin.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se sulmuesi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kuqeblutë.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ildi Gruda. Sulmuesi shkodran ka firmosur tashmë kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për tre vitet e ardhshme. Ai rikthehet në shtëpinë e tij dhe ne padyshim që i urojmë sa më shumë suksese me fanellën kuq e blu!”, shkruhet në postimin e Vllaznisë.

Gruda shikohet si zëvendësuesi idela i Kainas, me këtë të fundit që u zyrtarizua te Tirana. Kujtojmë se sulmuesi lezhjan ka shënuar 6 gola me Teutën në 31 ndeshje mes Kuës dhe kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga