Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Vazhdojnë largimet te Kastrioti, pas Grecës radhën e ka një tjetër sulmues

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vazhdojnë largimet te Kastrioti, pas Grecës radhën e ka

Kastrioti ishte skuadra e parë që e mbyll aventurën në Kategorinë Superiore një javë përpara fundit të saj. Pas rënies një kategori më poshtë filluan edhe largimet nga klubi. Fillmisht ishte Bedri Greca, ai i cili i dha lamtumirën krutanëve.

Nuk zgjati shumë dhe brenda ditës së djeshme është trajneri Emiliano CCela ai i cili zyrtarizohet tek Flamurtari. Ndërsa ditën e sotme ka qenë një tjetër lojtarë që i ka dhënë lamutumirën Kastriotit. Silvio Zogaj është i larguari i radhës.

Ka qenë vetë futbollisti i cili e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook. Futbollisti u shpreh se eksperienca e tij me Kastriotin ka përfunduar këtu. Ndër të tjera futbollisti shton se po largohet si burrë.

Postimi i Silvio Zogaj:

Pershendetje te gjitheve

Dua t'ju njoftoj se eksperienca tek skuadra e Kastriotit mbaron ketu

Ajo cfare ndiej eshte mirnjohje pa fund per kete ekip i cili me hapi dyert ne momentin tim me te veshtire dhe me beri te ndihem i rendesishem dhe i motivuar perseri

Menyra e vetme per ti falenderuar ka qene te jem gjithmone kokulur dhe te jap maksimumin tim ne cdo stervitje dhe cdo ndeshje , dhe cdo sakrifice ja ka vlejtur , sepse sot me plot goje e them fale ketij klubi , presidentit , drejtorit dhe trajnerit Emiljano Cela , djaloshi i pasigurte qe erdhi ne fillim tani po largohet si burre

Falenderimi i fundit shkon per shoket e skuadres te cilet do i mbaj gjate ne zemer dhe secili prej tyre e di qe vellazeria jone beri qe mos te jemi skuadra me e mire , por te jemi skuadra kunder te ciles askush sdo donte te luante nje finale

Tani gati per hapin e rradhes ...

Me respekt e mirenjohje , Silvio Zogaj !

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga