Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Vangjel Zguro firmos me skuadrën e Shpëtim Duros

Shkruar nga NEWSPORT

Vangjel Zguro është lojtari më i ri i Strugës. Mbrojtësi i njohur ka zgjedhur të vijojë aventurën në kampionatin maqedonas. Lajmi është bërë me dije nga vetë mëngjërashi që përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se ka arritur marrëveshjen me kampionët e Shpëtim Duros.

Në Instagramin e vet, Zguro shkruante: “Nga sot jam lojtar i Strugës. Falënderoj shumë presidentin, drejtorin dhe trajnerin Shpëtim Duro për besimin e dhënë. Shpresoj që t’ua shpërblej çdo gjë në fushën e blertë”.

Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, Zguro ishte pjesë e mallakastriotëve. Tanimë i ka besuar për edicionin e ri një emri të njohur siç është Shpëtim Duro. Pas Mazrekajt, Zguro është i dyti që bashkohet nga kampionati shqiptar me kampionët e Maqedonisë së Veriut.

[caption id="attachment_698578" align="alignnone" width="1192"]Zyrtarizimi i Zguros Zyrtarizimi i Zguros[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga