
Nuk zgjati më shumë se dy javë aventura e Andri Stafës tek ekipi i Flamurtarit. Edhe pse u transferua këtë merkato tek klubi vlonjat, u largua pas pak kohësh.
Andri Stafa dhe Flamurtari patën mosmarrëveshje financiare dhe kjo gjë bëri që klubi dhe lojtari të ‘ndanin’ rrugët me njëri-tjetrin. Por mesfushori nuk ka vonuar dhe ka gjetur ‘strofullën’ e re.
Ish-lojtari i Tiranës ka firmosur në Kosovë. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Stafa do të jetë pjesë e ekipit të Lirisë.
21-vjeçari shihet nga drejtuesit e klubit nga Kosova, si ideali për të përforcuar repartin e mesfushës.
Poll