Analisti sportiv Lirim Zalla, i ftuar i zakonshëm në emisionin “Skaner” MCN, ka analizuar ringritjen e Partizanit me Oltijon Kërnajën, duke i dhënë “kreditet” trajnerit tropojan:
“Partizani po bën shumë mirë në 2026-ën. Me ndërhyrjen e presidentit Demi për të sjellë lojtar dhe punën e trajnerit Oltijon Kërnaja. Për mua Kërnaja është kryesor te Partizani. Ai e ktheu në një skuadër pozitive.
Më kujtohet, deri në fund të vitit të kaluar, pa ardhur Kërnaja, të kuqtë ishin një ekip shumë i dobët. Luante keq futboll. Tani e ka ndërtuar ndryshe lojën. Partizani është një skuadër që e ka hedhur dorezën dhe kandidaturën për vendin e 4-të.
I duhen më shumë pikë për të luftuar me ekipet kryesuese. Me Kërnajën, skuadra kryeqytetas ka ndryshuar lojën. Për hirë të së vërtetës, ata janë ekip me fanelë të rëndë. Objektivi i Partizanit është gjithmonë për titullin ose mes vendeve të para”.
