Alert Alcani nuk do të jetë më trajner i Tërbunit. Lajmi konfirmohet nga vetë klubi pukjan në rrjete sociale ku njoftojnë shkarkimin e teknikut pas 9 muajve në krye të ekipit. Tërbuni e nisi mirë sezonin e ri por më pas rezultatet munguan dhe në katër ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 1 pikë duke rënë në vendin e nëntë me 20 pikë.
“Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka shkarkuar nga detyra trajnerin Alert Alcani duke e falenderur për punen e bërë gjatë këtyre 9-të muajve në ekipin tonë! I urojmë suksese të mëtejshme në karrieren e tij! Dy ngjyra një emër, TËRBUN të kam në zemer”.-njofton klubi.
Poll