ZYRTARE/ Tjetër përforcim për Partizanin, të kuqtë "kopjojnë" Tiranën dhe prezantojnë sulmuesin
Shkruar nga NEWSPORT
Remzifaik Selmani është lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi është prezantuar nga klubi i kuq nëpërmjet një video në rrjetet sociale.
25 vjeçari nga Tetova bashkohet me të kuqtë pas aventurës në Hungari te ekipi Mezőkövesd. Në karrierën e tij Selmani është aktivizuar edhe me hungarezët e Ujpeshtit, Shkëndijën e Tetovës, Renovën në Maqedoninë e Veriut dhe Llapin në Kosovë
Demat kërkojnë të fitojnë titullin kampion dhe në këtë mënyrë kanë përforcuar edhe organikën e tyre. Por përveç kësaj të kuqtë kanë zgjedhur të “kopjojnë” edhe mënyrën e prezantimit të lojtarëve, pasi rivali i tyre i përjetshëm për më shumë se 2 vitesh e bëjnë diçka të tillë me video interesante.
“Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Remzifaik Selmanit. Sulmuesi është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. 25 vjeçari nga Tetova bashkohet me të kuqtë pas aventurës në Hungari te ekipi Mezőkövesd. Në karrierën e tij Selmani është aktivizuar edhe me hungarezët e Ujpeshtit, Shkëndijën e Tetovës, Renovën në Maqedoninë e Veriut dhe Llapin në Kosovë”, ka shkruar klubi i kuq bashkëngjitur videos.