Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Tirana zyrtarizon largimin, Enur TOTRE shitet jashtë Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana zyrtarizon largimin, Enur TOTRE shitet jashtë

Enur Totre është larguar zyrtarisht nga Tirana. Është klubi bardheblu që përmes një njoftimi bën me dije arritjen e marrëveshjes me klubin ukrainas Vorskla Poltava.

Një nga lojtarët që dha kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave i jep fund këtu aventurës me 26-herë kampionët e Shqipërisë. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të kryeqytetasve thuhej:

“Faleminderit Ennur Totre. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Ennur Totre në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.

Të lumtur që kishim në organikën tonë një lojtar me vlera që vërtetoi sërish se KF Tirana është trampolina më e mirë drejt suksesit ndërkombëtar.

Klubi, stafi dhe lojtarët i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga