
Tashmë vjen dhe zyrtarizimi i klubit, Gentian Selmani ështe futbollisti më i ri i Tiranës. Bardheblutë hapën merkaton ditën e sotme teksa afruan sulmuesin Kaina Nunes Nga Vllaznia. Ndërsa tashmë vjen dhe goditja e dytë.
Selmanin i cili u kthye në merkaton e janarit tek Laçi pas aventurës në Turqi, tashmë do të bëhet pjesë e kryeqytetasve. Kujtojmë që Selmanin do të zër vendin e Visar Bekaj i cili e ka mbyllur me Tiranën ku do të transferohet në Turqi.
Portieri i Kombëtares zhvilloi 17 ndeshje më Laçin këtë sezon ku arriti të mbantë 3 herë portën e pa prekur. Ka qenë vetë Klubi i Tiranës që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë.
Poll