Tirana vijon punën për të ndërtuar skuadrën jo vetëm te meshkujt por rëndësi u kështohet maksimalisht edhe ekipit të femrave. Pas zyrtarizimit të drejtoreshës Edonisa Aliu, rradhën e ka trajneri kryesor.
Alpin Gallo do të jetë kreu i stafit teknik të vajzave bardheblu. Tekniku 49-vjeçar rikthehet te Tirana, skuadër me të cilën luajti për shumë vite gjatë karrierës futbollistike por edhe i drejtoi si trajner për 5 ndeshje gjatë viteve 2013-2015 kur ishte trajner i U-17.
-NJOFTIMI I KLUBIT-
Klubi i Futbollit Tirana Femra prezanton trajnerin e ri.
Alpin Gallo do të jetë në krye të bankinës bardheblu të skuadrës së femrave. Ish sportisti, një emër i njohur në futbollin Shqiptar, me kontributë edhe në rradhët e KF Tirana Academy, do të sjellë eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në arritjen e objektivave të ekipit të femrave për sezonin e ri 2023/2024.
