Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ "Ti je njëri prej nesh", dorëhiqet trajneri i Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Ti je njëri prej nesh", dorëhiqet trajneri i

Giovanni Colella është larguar nga Partizani. Është klubi i kuq që ka bërë me dije se trajneri italian nuk do të jetë më pjesë e kampionëve. Ai ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme te presidenti Gaz Demi.

Në njoftimin për mediet, 17 herë kampionët e vendit i kanë lënë derën e hapur italianit si dhe e kanë falënderuar për arritjen e objektivit madhor, titullin kampion. Na lajmërim thuhej:

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION…

Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga