
Teuta njoftoi pak ditë më parë shkarkikim e trajnerit Diego Longo nga detyra. Por duket se klubi bregdetar nuk ka vonuar për të gjetur zëvendesuesin e tij.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, skuadra durrsake ka zyrtarizuar si trajner të ri të ekipit, Edi Martinin. Trajneri i njohur është rikthyer tek Teuta për herë të 5-të. Kujtojmë që tekniku shkodran është trajneri më i suksesshëm për durrsakët, të cilët ia kanë dalë të fitojnë 4 trofe nën urdhërat e Martinit.
Martini ka fituar një titull kampion, një Kupë Shqipërie dhe dy Superkupa me Teutën.
Poll