ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar transferohet në Rusi, Mirlind Daku ia nis këngës (VIDEO)
Shkruar nga NEWSPORT
Dardan Shabanhaxhaj është lojtari më i ri i Rubin Kazan. Te klubi rus, kujtojmë që Shabanhaxhaj do të gjejë edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Dakun.
Edhe 22-vjeçari, ashtu si Daku vjen nga ekipi i Muras në Slloveni. Rubin Kazan ka shpenzuar 1.2 milionë euro për të siguruar shërbimet e shqiptarit, ndërsa ky i fundit do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2028.
Lajmin për transferimin e sulmuesit e ka bërë të ditur vetë klubi rus me anë të disa fotove dhe një video, ku Shabanhaxhaj është sëbashku me Mirlind Dakun duke kërcyer e kënduar.