Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Stivi Frashëri fiton gjyqin me klubin arab, gati rikthimi në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Stivi Frashëri fiton gjyqin me klubin arab, gati rikthimi në

Stivi Frashëri është zyrtarisht një lojtar i lirë në merkato. Portieri ka fituar gjyqin me klubin arab Al-Jeddah tek të cilët u transferua pas largimit nga Ballkani në verë. Gardiani shqiptar nuk luajti asnjë minutë për këtë skuadër pasi nuk kishte marrë vizën e punës në Arabinë Saudite e klubi arab regjistroi lojtar tjetër të huaj në vendin e tij.

33-vjeçari ka dhënë një intervistë për “Telegrafin” ku ka sqaruar situatën si dhe zbulon ofertat në Prishtina dhe Dinamo.

“Unë tani jam një portier i lirë, pasi kam fituar gjyqin në KAS me Xhedah Klub në Arabinë Saudite. Sot klubi ka pranuar të bëj pagesën e plotë për moskorrektësinë e tyre dhe tani nuk kam asgjë me këtë skuadër.

Dua të falënderoj menaxherin dhe mikun tim Faisal si dhe avokatin Mavuli Kuaku si dhe agjencinë e tij  “AVORGAH Director of M.I.G Mak International Group, a Sports Management” për gjithçka që bënë në këtë betejë ligjore.

E ardhmja? Nga sot do shqyrtoj edhe mundësitë që më janë ofruar nga Prishtina në Kosovë apo Dinamo City në Shqipëri. Gjithashtu ka shumë skuadra që më kanë kontaktuar, por nga sot do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat, pasi tani jam një portier i lirë dhe pa obligime ndaj asnjë skuadre”, deklaroi Frashëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga