Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Skuadrat e SUPERIORES “fërkojnë duart”, ish-kapiteni i Partizanit dhe Tiranës mbyll aventurën në Rumani

Shkruar nga NEWSPORT

Një lajm i mirë për të gjithë skuadrat e Superiores. Idriz Bath aka mbyllur aventurën e tij në Rumani dhe tashmë është lojtarë i lirë në treg. Lajmin e largimit e ka bërë të ditur vetë mesfushori gjirokastrit.

Me të mbyllur sezoni i ka përfunduar kontrata dhe 31-vjeçari dhe drejtuesit e UTA Arad kanë vendosur të mos vazhdojnë më bashkëpunimin me tyre. Batha u transferua në Rumani para dy vitesh.

“2 vite te mrekullueshme, vështirësi dhe lumturi, dua të falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar dhe pa diskutim të gjithë  fansat e UTA Arad”, ka shkruar mesfushori i njohur.

Kujtojmë se Batha në të kaluarën e tij ka mbajrur veshur fanelën e dy skuadrave kryeqytetase. Si te Partizani ashtu edhe te Tirana ka mbajtur në krah shiritin e kapitenit duke udhëhequr ekipet drejt arritjes së objektivave. Tashmë 31-vjeçari është një opsion real për një rikthim në Superiore, ku disa skuadra në kampionatin shqiptar po kërkojnë mesfushor me eksperiencë për t’i besuar edhe “çelësat" e këtij reparti.

[caption id="attachment_696763" align="alignnone" width="1405"]Postimi i Idriz Bathes Postimi i Idriz Bathes[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga