
Goran Vujoviç është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. Klubi korçar ka prezantuar 30-vjeçarin, i cili do të jetë pjesë e bardhekuqve për dy sezone. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, klubi i Skënderbeut bënte me dije:
"Goran Vujoviç është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Sulmuesi është bashkuar sot me ekipin në Slloveni, atje ku bashkë me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për 2 vitet e ardhshme! #ËelcomeGoran", përfundon njoftimi i klubit bardhekuq.
Kujtojmë që prej disa ditësh Skënderbeu ndodhet në fazë përgatitore në Slloveni, vend në të cilin i është bashkuar edhe Vujoviç.
[gallery columns="1" size="full" ids="119230"]
Poll