Skënderbeu ka bërë goditjen e radhës në merkato. Korçarët kanë arritur akordin me Shkëndijën e Tetovës për të marrë në huazim 6 mujor portierin Bekim Rexhepi. Lajmi është konfirmuar nga klubi kuqezi në rrjetet sociale që bën me dije edhe largimin.
Postimi i Shkëndijës:
KF Shkëndija komunikon marrëveshjen me KF Skënderbeun e Korçës për huazimin e portierit Bekim Rexhepi. Kështu, gardiani kuqezi kalon në Shqipëri në formën e huazimit për gjashtë muajt e ardhshëm, formulë e njejtë që dy klubet ndoqën edhe me rastin e mbrojtësit Leart Sadriu.

Poll