
Futbollisti i Liverpool dhe Kombëtares portugeze, Diogo Jota nuk jeton më. Ai ishte vetëm 28 vjeç dhe po udhëtonte në makinë bashkë me të vëllanë, i cili vdiq si pasojë e aksidentit në Zamora, një qytet dhe provincë në Spanjën veriperëndimore.
Jeta e ndau atë nga Rute dhe tre fëmijët e tyre në mënyrën më tragjike. Pak ditë më parë, në 22 Qershor ata u martuan zyrtarisht në Porto, pas vitesh së bashku, sepse Diogo dhe Rute u dashuruan që fëmijë në vitin 2012: prej atëherë ishin të pandarë.
Rute e ndoqi gjithmonë dhe kudo, i dha tre fëmijë dhe bënë një jetë të qetë në një vilë pak jashtë qytetit. Diogo dhe Rute Cardoso u rritën bashkë dhe bashkë u përballën me shumë faza të jetës. Ajo e shoqëroi atë në të gjithë udhëtimin e tij, nga debutimi i tij deri në kulmin me Liverpoolin.
I rritur në Portugali me Pacos Ferreira (ku ai u bë lojtari më i ri në historinë e klubit që shënon në kampionatin portugez) dhe Porto, talenti i të riut Diogo Jota u vlerësua veçanërisht në Angli.
Tek Atletico Madrid nuk kishte vend për të: Nuno Espirito Santo, më pas, vendosi të përqendrohej tek ai te Wolverhampton. Jota ndihej si në shtëpi: gjysma e skuadrës ishte portugezë, trajneri e aktivizonte vazhdimisht dhe për tifozët ai ishte një idhull.
I shpejtë, dinamik dhe i mprehtë: 44 gola, 13 asiste dhe 131 paraqitje e bindin Liverpoolin dhe Jurgen Klopp të shpenzojnë 45 milionë paund. Dyshimet menjëherë dolën në pah: me Mané-n, Firmino-n dhe Salahun, sa ndryshim mund të bëjë ai vërtet? Jota nuk kishte frikë, ai vazhdoi të shënonte dhe u bë versioni më i mirë i vetes: me fanellën e Reds ai fiton një Kupë FA, dy Kupa Lige dhe një Premier Ligë historike.
Edhe në ekipin kombëtar ai nuk është një alternativë: Jota është pishtari ofensiv. Dhe në 5 vjet ai fitoi dy Liga të Kombeve, të fundit para një dasme të veçantë dhe një udhëtimi me makinë që do të ishte i fundit i jetës së tij.