
Mohammed Kudus & Enzo Maresca
Mohammed Kudus ka gjasa që të largohet nga West Ham këtë merkato verore. Kohët e fundit, ai është përfolur shumë për një kalim te Chelsea, të cilët mesa duket e duan në ekip.
Ndërkohë që së fundmi, trajneri i “Bluve të Londrës”, Enzo Maresca ka folur rreth Kudus. Maresca nuk foli shumë gjatë, por në fjalët e tij “ia la derën hapur”, sulmuesit nga Gana.
“Ai është një lojtar i West Ham kështu që nuk mund të them asgjë. E vetmja gjë që mund të them është se e njoh Kudusin që nga Ajax”, ka thënë shkurt trajneri i londinezëve, Enzo Maresca.
Poll